×
  • Showbiz
  • Show

    DJ PM dhe Sarah Berisha prindër për herë të parë?

    Insajderi
    25 June 2024 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti PM-Sarah kanë dëshirë të bëhen prindër. Po dasma e shumëpërfolur? Ende jo!

    DJ PM ishte i ftuar në emisionin “District”, ku ndër të tjera foli për planet për fëmijë. 

    I pyetur për planet për dasmë, PM u përgjigj se për momentin nuk kanë plan të bëjnë dasmë, mirëpo kanë dëshirë të kenë fëmijë.

    Nuk e di. S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar.
    Për sa i përket gjinisë, PM u shpre se me rëndësi ka të jetë shëndoshë e mirë, mirëpo ka dëshirë që fëmijën e parë ta ketë djalë. 

    Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark