×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i axhës së Afrimit: Është dhimbje e madhe për ne, por janë edhe momente krenarie

    Insajderi
    25 September 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arton Bunjaku, djali i axhës së Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri tha se për ta është një dhimbje tejet e madhe, por njëkohësisht edhe krenari.

    Ai u shpreh se po pranojnë ngushëllime nga i gjithë populli.

    Bunjaku u shpreh se kjo tregon se jemi të unifikuar në momentet më të vëshira.

    “Është një dhimbje tejet e madhe për ne, por njëkohësisht janë edhe momente krenarie. Por, pranojmë ngushëllime nga i gjithë populli, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se si ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momentet më të vëshira dhe vendimtare për familjen, por edhe për vendin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark