Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr ka debutuar me gol për U12-shat e Manchester Unitedit.
Cristiano Jr realizoi golin e pestë të ekipit në fitoren kundër Girones Sabat, njoftojnë mediat në Ishull, përcjell Demokracia.com.
I biri i yllit portugez zgjodhi festën e babait të tij të festonte golin e shënuar me ekipin e grupmoshave të reja të “Djajve të Kuq”.
Ai bërtiti “Siu” gjatë festës së golit i rrethuar menjëherë nga bashkëlojtarët e tjerë.
Cristiano Ronaldo në intervista kohë më parë shprehu interesimin që hapat e tij të ardhmen t’i ndjekë edhe djali i tij, Cristiano Jr.