×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djali i Haxhi Shalës gënjeu për përvojën e punës si menaxher në kompaninë çeke

    Insajderi
    25 November 2020 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konsulli i sapoemëruar i Kosovës në Pragë, Flakron Shala nuk ka treguar saktë të dhënat e përvojës së punës kur të mërkurën publikoi një status në Facebook rreth procedurave të emërimit të tij.

    Bazuar në të, djali i deputetit Haxhi Shala, tha se ka përvojë 3 vjeçare si menaxher shteti për Ballkan në një kompani çeke dhe anëtar bordi, shkruan Koha.net

    “I gjithë ky proces është bazuar në CV-n time dhe përvojën tre vjeçare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor a.s.”, shkroi Shala.

    Por, bazuar në të dhënat në faqen zyrtare të kompanisë “Elanor a.s”, Shala është emëruar në pozitën e menaxherit vetëm para 3 muajsh dhe atë jo për Ballkanin por për Kosovën.

    “Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi emëruar Flakron Shalën si menaxher për Kosovë të Elanor, që është efektive nga 1 gushti 2020”, thuhet në njoftimin që mban datën 4 shtator të këtij viti.

    Aty shtohet se Flakron Shala ka qenë për 3 vjet vetëm punëtor i thjesht i kompanisë dhe ka prezantuar një strategji biznesi për Kosovën që pastaj i është aprovuar nga Bordi i drejtorëve.

    “Elanor a.s”, sipas të dhënave në uebfaqe, është kompani që ofron shërbime në fushën e resurseve njerëzore.

    KOHA raportoi të martën se Flakron Shala u dekretua në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në fund të tetorit. Babai i tij, Haxhi Shala deklaroi publikisht në Kuvend se pikërisht Thaçi e Ramush Haradinaj e bindën të ndryshoj votën e tij për Qeverinë Hoti, e cila ishte vendimtare në formimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark