Insajderi
Lajme

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

Insajderi
16 November 2025 - 18:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Hagë, ku u kërkua drejtësi për çlirimtarët.

Në një postim në Facebook, ai tha se, megjithëse nuk ishte fizikisht i pranishëm në protestë, me zemër ishte bashkë me protestuesit duke kërkuar drejtësi.

Ai po ashtu falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që, sipas tij, i kanë dhënë familjes në këtë periudhë të vështirë.

“Këtë fundjavë qëndrova në Hagën e zymtë për vizitë te babai. Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku duke kërkuar drejtësi. Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre”, ka shkruar Krasniqi në ‘Facebook’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark