Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Junior ka nënshkruar zyrtarisht me Manchester Unitedin, duke ndjekur hapat e babait të tij duke përfaqësuar gjigantët e Premier Ligës, shkruan Zeri.info.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, Junior ka nënshkruar për klubin anlgez dhe do ta veshë fanellën me numër shtatë, sikur babai i tij.
Ai do të luajë me të rinjtë e “Djajve të Kuq” që shpresojnë që një tjetër lojtar si Ronaldo do të rrisin për të ardhmen.
Ronaldo së fundmi ndau foto të tij duke stërvitur me Cristiano Jr, me mbishkrimin: “E tashmja dhe e ardhmja”.
Portugezi kishte thënë kohë më parë se Cristiano Junior mund të bëhet futbollist i shkëlqyer, sepse ka shpejtësi dhe driblim, por që duhet të punojë dhe të kërkojë më të mirën nga vetja.
“Vetëm koha do ta tregojë”, tha ikona e futbollit në serialin e ri të Georgina në Netflix.
“Nuk do ta bëj kurrë presion, ai do të bëjë çfarë të dojë.
“Gjithashtu ajo që dua më shumë për Cristianon dhe të gjithë të tjerët është që ata të jenë të lumtur dhe të zgjedhin atë që duan. Unë do të mbështes në çdo mënyrë.”
Duke folur në dhjetor 2020, Ronaldo shtoi: “Do të shohim nëse djali im do të bëhet një futbollist i madh. Ai ka potencial. Ai është i shpejtë dhe driblon mirë, por kjo nuk mjafton.
“Gjithmonë i them se duhet punë dhe përkushtim për të pasur sukses. Nuk do ta bëj presion që të bëhet futbollist, por nëse më pyesni nëse e dua, po, do ta doja.
“Gjëja më e rëndësishme është të bëhet më i miri në çdo gjë që ai bën, qoftë si futbollist apo mjek”, tha 37-vjecari.