×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djali i Thaçit për vdekjen e Raketës: Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes

    Insajderi
    19 March 2024 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truprojes së babit të tij, Xhavit Ferizit (Raketa).

    Ai ka thënë se Raketa ka qenë personi më i dashur për familjen e tyre.

    “Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet. Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes. Do të jetosh përjetësisht në kujtimet tona, Raketë!

    Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.

    Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.

    Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar cdo betejë, në luftë e në paqe

    “Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark