×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Djali i Violetë Kukajt habit të gjithë me paraqitjen në Festivalin e RTSh-së

    Insajderi
    20 December 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të martën është mbajtur nata e parë e edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

    Shumë artistë të njohru janë ngjitur në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të interpretuar live këngët e tyre pjesëmarrëse, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

    Në mesin e emrave të njohur, kishte edhe artistë të rinj që për herë të parë e prekin skenën e madhe të Festivalit të Këngës.

    E një prej tyre është edhe këngëtari i ri Mal Retkoceri, i cili është djali i këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj.

    Mali konkurron sivjet me këngën “Çmendur”, e cila është një kompozim i tij dhe madje edhe tekstin e ka shkruar vet.

    Megjithëse në intervistën pas festivalit për RTSh-në, Mali refuzoi të fliste në detaje për tekstin dhe dedikimin e këngës, ai thjesht u shpreh se përmes saj ka dashur që të shpreh perspektivën e një personi që e njeh nga afër.

    Në mesin e emrave të njohur, kishte edhe artistë të rinj që për herë të parë e prekin skenën e madhe të Festivalit të KëngësE një prej tyre është edhe këngëtari i ri Mal Retkoceri, i cili është djali i këngëtares s

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark