Një djalosh përfundoi duke bërë një prerje të gabuar të flokëve të Ronaldos në një shaka mizore që i bëri babai i tij.
Në një video e cila u bë virale, një djalë i veshur me një fanellë të Chelseat, i shpjegon të moshuarit se dëshiron të ketë të njëjtin prerje flokësh si ‘Ronaldo’ dhe i tregon atij një foto të Cristianos me një fanellë të Juventusit.
Megjithatë, babai kishte ide të tjera dhe vendosi ta bënte djalin e tij të dukej si Ronaldo brazilian me një gjysmë prerje flokësh famëkeqe.
Djali, i indinjuar nga prerja e flokëve që sheh kur shikohet në pasqyrë acarohet me babain e tij – ndërsa ai thjesht qesh në mënyrë histerike: “Ka vetëm një Ronaldo!” – duke sjellë një foto të ‘Il Fenomeno’.
Ronaldo luajti në Kupën e Botës 2002, ku shënoi tetë gola kur Brazili u bë kampion bote për herë të pestë në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Vite më vonë, dy herë fituesi i Topit të Artë zbuloi se kishte sjell stilin e çuditshëm për të tërhequr vëmendjen nga një lëndim që kishte.
“Kisha një lëndim në këmbë dhe të gjithë po flisnin për këtë”, deklaroi Ronaldo për këtë çështje, sipas ESPN .
“Vendosa t’i pres flokët dhe të lë përpara një pjesë të vogël. Unë vij në stërvitje dhe të gjithë më panë me prerje të keqe”.
“Të gjithë flisnin për flokët dhe harruan lëndimin. Unë mund të qëndroja më i qetë dhe i fokusuar në stërvitjen time”.
“Unë nuk jam krenar për flokët, sepse ishin shumë të çuditshëm. Por, ishte një mënyrë e mirë për të ndryshuar temën”, ka shtuar më tej ai.
Yjet aktualë të Brazilit, Neymar dhe Richarlison, kanë pranuar se kanë kopjuar Ronaldon, i cili dikur u kërkoi falje të gjitha nënave që panë fëmijët e tyre të imitonin flokët e tij.
VIDEO: