Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u vonua për shkak të trazirave të mëdha në Maracana.
Policia braziliane rrahu pa mëshirë tifozët argjentinas, të cilët mbërritën në Rio në një numër të madh.
Dhuna ka ndodhur para lojtarëve argjentinas, kështu që në një moment Lionel Messi e tërhoqi skuadrën e tij nga fusha.
Kur situata në tribuna u qetësua, argjentinasit u rikthyen në fushë. Natyrisht, ata u pritën me fishkëllima dhe ofendime nga Maracana e stërmbushur dhe me ta u bashkua edhe asi i kombëtares braziliane.
Mediumi argjentinas TyCSports shkruan se Rodrygo i kishte thënë Messit “frikacakë!”, kur ai dhe shokët e tij u kthyen në fushë.
Messi and Rodrygo full conversation with translationpic.twitter.com/IGLSmOdmTT
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) November 24, 2023
Messi i është përgjigjur sulmuesit brazilian se ata janë kampionë bote.
Skenat në Maracana u komentuan edhe nga ish-lojtari i PSG-së dhe ish-futbollisti francez Jerome Rothen, i cili sulmoi ashpër Messin dhe Argjentinën.
“Le të fillojmë me yllin më të madh, Messin. Tashmë ai është kampion bote pasi pushoi për dy vite në PSG për Kupën e Botës. Për vite me radhë ai ndiqej nga imazhi i një djali të përqafuar, por tani ai ka shkuar në anën tjetër dhe ka treguar fytyrën e tij të vërtetë”, tha Rothen për RMC Sport.
Tutje ai shtoi se lojtarët në kombëtaren argjentinase, janë reflektim i imazhit të krijuar për argjentinasit. /Telegrafi/