×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali vrau nënë në Pejë, Prokuroria zbardhë detajet e rastit

    Insajderi
    14 April 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurorja e rastit të rëndë që ka ndodhur në Pejë ka dhënë detaje lidhur me rastin ku ka konfirmuar se i biri ka vrarë nënën e tij.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”, derisa prokurorja e rastit ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është parandaluar mundësia që ai t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm.

    @insajderiinsajderi #Kosova #policia #lajmiifundit #lajmeshqip #vrasje #nëna #djali #pejë #kosovoisalbania #shqipet #kosovatiktok #viral #foryoupage ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Prokurorja e rastit ka bërë të ditur se janë mbledhur të gjitha provat dhe është urdhëruar autopsia e të ndjerës. Po ashtu ka pasur dëshmitarë okularë.

    I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje gjatë ditës së sotme, ndersa nesër është urdhëruar në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës që i njëjti të merret në pyetje.

    @insajderiinsajderi #Insajderi #video #Pejë #ngjarja #sulm #nëna #djali #policia #kosova #shqipet #shqiptaria #tiktokkosova #shqipe #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – GazetaInsajderi

    I dyshuari gjithashtu do të ekzaminohet edhe për shëndetin e tij mendor.

    Ndërkohë, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalur edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”, ka thënë Rugova.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark