×
  • Lajme
  • Lajme

    “Djathë francez, karkaleca me pana e verë e shtrenjtë”, ditëlindja 500 mijë euro e Metës në Lalz- kolegët e Dumanit e pyetën cili është burimi i parave

    Insajderi
    14 June 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Meta doli i shpërfytyruar dhe i shkalluar sot nga dera e SPAK. Për më shumë se 3.5 orë Meta është pyetur nga kolegët e Altin Dumanit rreth pasurisë së tij përrallore dhe shpenzimeve marramendëse.

    Mes të tjerave, Ilir Meta është pyetur nga hetuesit se cili është burimi i parave për organizimin e ditëlindjes në mars të vitit 2014 në Gjirin e Lalzit.

    Disa nga të pranishmit kanë deklaruar se organizimi me 600 të ftuar, më e pakta ka kushtuar 500 mijë euro, edhe pse kaq mund të jenë pirë vetëm verë.

    Në darkën e organizuar nga Meta menuja përbëhej nga gatime jotradicionale shqiptare.

    Sipas disa nga të pranishmëve, pjata e parë përbëhej nga antipasta me prodhime deti e disa lloje djathrash francezë. Në tryezë ishin të pranishme që të dyja llojet e verës, e kuqe dhe e bardhë e shtrenjtë. Pjata e dytë ishte kadaif me pana dhe karkaleca deti.

    Një platformë, tip çadre super gjigande, në pjesën e bregut të detit, ishte ngritur me këtë rast për t’ju lënë mundësinë të ftuarve të kishin mundësinë e zgjedhjes së ambientit për të festuar, brenda apo jashtë vilës bregdetare të Metës me vlerë miliona euro.

    I pyetur për burimin e parave sot në SPAK, Ilir Meta ia ka hedhur fajin bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit. Meta ka deklaruar se me anën financiare është marrë Monika.

    Ndërsa pasi doli jashtë nga SPAK, Meta sulmoi Dumanin. Meta vijoi sulmet më pas gjatë një konference për shtyp.

    “Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit, palma. Alberto i luleve, i thashë, shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t’i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje? Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t’i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. -Të ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006, më pyetën? -Mua Elena të më jepte kaq? -I keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim, nuk është drejtësi”, tha Meta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark