Insajderi
Lajme

Djegia e dy veturave në një autosallon në Çagllavicë, dy persona u panë në kamera duke e shkaktuar zjarrin

Insajderi
17 September 2024 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djegia e dy veturave në një autosallon në Çagllavicë, dy persona u panë në kamera duke e shkaktuar zjarrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbëmë janë djegur dy vetura në një autosallon në Çagllavicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur.

“Viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë  nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark