×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Djegia e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, MKRS merr disa masa

    Insajderi
    31 August 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar se pas ngjarjes ku Muzeu i Muzikës në Gjakovë, u kaplua nga zjarri, do të merren masa.

    MKRS ka thënë se do të angazhohet me institucionet përgjegjëse të sigurisë që të identifikohet arsyeja e zjarrit dhe të ndërmerren masat ligjore, derisa ka njoftuar edhe për masat që janë dakorduar.

    “Janë një varg masash që autoritetet përkatëse janë dakorduar që të ndërmerren, si: zbatimi i masave emergjente, vlerësimi i dëmeve, procedimi i shpejtë për ndërhyrje dhe implementimi i punëve për konservimin, restaurimin dhe funksionalizimin e ndërtesës.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të angazhohet me institucionet përgjegjëse të sigurisë që të identifikohet arsyeja e zjarrit dhe të ndërmerren masat ligjore. Në të njëjtën kohë, apelojmë tek qytetarët për respektim, vlerësim dhe kujdes të shtuar ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore si pasuri e përbashkët e shoqërisë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark