Përfaqësuesja e Kosovës dje arriti një fitore me rezultat minimal ndaj Izraelit.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e Milot Rashicës, asistuar nga Vedat Muriqi.
Edhe pse terreni i fushës ishte tejet i rënduar, Dardanët treguan paraqitje solide, ku me ndeshje të mirë spikatën edhe djemtë e Superligës së Kosovës.
Ilir Krasniqi (Llapi), Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Qëndrim Zyba (Ballkani), luajtën dje nga minuta e parë dhe kompletuan 90 minutëshin në fitoren e “Dardanëve”.
STATSTIKAT E ILIR KRASNIQIT:
STATISTIKAT E LUMBARDH DELLOVËS:
STATSTIKAT E QËNDRIM ZYBËS:
Mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi për paraqitjen ndaj Izraelit, u vlerësua me notën 6.9 nga ‘SofaScore.
Ndërsa, dyshja e kampionit të Kosovës – Ballkanit, Dellova dhe Zyba u vlerësuan me notat: 7.5 (Dellova) dhe 7.1 (Zyba) nga ‘SofaScore’.
Duke parë paraqitjet briliante të yjeve të Superligës, pritet që edhe gjatë ndeshjeve të ardhshme të kemi në fushë edhe më shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës.
Pas ndeshjes së djeshme, edhe veterani i mbrojtjes së Përfaqësueses, Fidan Aliti i përgëzoi djemtë e ri për paraqitjet e tyre, duke thënë se kanë një të ardhme të ndritur te Kosova.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të shtunën (18.11) në Basel kundër Zvicrës.