×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    DnV thotë se në veri ka “interesim minimal” për të votuar

    Insajderi
    21 April 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se ka interesim minimal të qytetarëve për të marrë pjesë në votimet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

    “Procesi i votimit, deri në orën 09:00 është i qetë dhe nuk është vërehet interes nga qytetarët për pjesëmarrje në proces të votimit”, tha DnV që po përcjell votimin nga afër përmes ekipeve mobile.

    Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët po votojnë sot nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe.

    Edhe ekipet e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që gjenden në terren, raportuan se në orën e parë pas hapjes së vendvotimeve, nuk u panë qytetarë duke votuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Ndërkaq, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në konferencën e parë për media, bëri të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur.

    Ato do të mbyllen në orën 19:00.

    Elezi tha se “mund të ketë pasur ndonjë vonesë teknike në hapjen e ndonjë vendvotimi”, por shtoi se kjo është gjë e zakonshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    09 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark