×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do dërrasa”- Xhemajl Hasani e ekspozon Qeverinë Kurti, tregon se si s’u punua asgjë në çerdhen që u përurua që një muaj

    Insajderi
    31 December 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhemajl Hasani, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka treguar se si tash e një muaj që prej përurimit të punëve për çerdhen në Batllavë të Podujevës nga pushteti e deri më sot, s’është punuar asgjë.

    Hasani ka shpërndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se tash e 31 ditë pas përurimit të kryeministrit Kurti dhe ministres Arbërie Nagavci, s’është bërë “asnjë orë punë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “31 dite pas perurimit te punimeve sot me kerkese te banoreve te fshatit e kam vizituar hapesiren ku eshte parapare te ndertoj qerdhja. U befasove per te keq, ku asnje ore pune nuk ish bere ne zhvillimin e ketij projekti ku edhe banoret shprehen idinjaten e thell lidhur me mashtrimin qe po u’aben ky pushtet”, ka shkruar ai.

    Hasani ka ironizuar më tej në video duke thënë se para disa ditësh ai i kishte pare disa dërrasa, mirëpo sot s’i kishte gjetur në hapësirën e destinuar për çerdhen në fshatin Batllavë të Podujevës.

    Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të publikojë edhe një mori rastesh. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark