×
  • Showbiz
  • Show

    “Do ju vras, do ju shkatërroj”- U denoncua nga Noizy dhe babai i tij, akuza që rëndon mbi Cllevion

    Insajderi
    16 April 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme në Rinas u ndalua reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku.

    Noizy dhe babai i tij pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet rrjetit social “Tik – Tok”,  duke i shkaktuar gjëndje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme.

    Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja”, ndërsa kujtojmë që ai ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

    Noizy dhe Cllevio kohë më parë janë përplasur të dy fizikisht në qytetin e Durrësit, pikërisht për shkak të fjalëve në rrjetet sociale.

    Procesverbali:

    Cllevio është një nga personazhet më të njohur të “Tik – Tok” në vendin tonë për shkak të video – live të shpeshta që bën vetëm, por edhe me personazhe të tjerë.

    Rrjeti social “Tik tok”, ndër të tjera është edhe një burim i konsiderueshëm të ardhurash për persona të njohur ose jo dhe shpesh debatet dhe sherret virtuale janë marrë si gjeste të sajuara për të rritur shikueshmërinë dhe njëkohësisht edhe fitimet, por nuk duket se kështu rasti i fundit mes dy reperëve.

    Pas konfliktit fizik që Noizy dhe Cllevio patën mes tyre, pak ditë më vonë bizneseve të reperit Noizy iu vu tritol në orët e vona të natës duke shkaktuar për fat të mirë vetëm dëme materiale.

    U aludua se tritoli mund t’i ishte vënë nga Cllevio, por kjo nuk është vërtetuar deri më tani nga policia. r.t/abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark