Barcelona dëshiron që Robert Lewandowski të mbajë numrin 9, që aktualisht te skuadra katalanase është i zënë.
33-vjeçari i është bashkuar skuadrës së tij të re në Miami, pasi përfundoi transferimin nga Bayern Munich.
Ndërkohë ende nga klubi “blaugrana” nuk është bërë publik numri që polaku do të mbajë, por mediet spanjolle raportojnë se Barça dëshiron t’i japë sulmuesit numrin “e tij”.
Megjithatë duhet theksuar se ky numër aktualisht te Barça mbahet nga Memphis Depay dhe nuk dihet nëse holandezi do ia jepte me dëshirë “9-ën” Lewandowskit.
Polaku mbajti numrin 9 gjatë kohës që ishte te Bayern, por mban të njëjtin numër edhe te Kombëtarja e vend të tij, ndaj Barça dëshiron që t’i plotësojë dëshirën sulmuesit të shumë kërkuar.