×
  • Sport
  • Sport

    “Do ta mposhtim Chelsea-n dhe do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”

    Insajderi
    15 February 2016 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, thotë që skuadra e tij ka synim fitimin e Ligës së Kampionëve dhe se për këtë objektiv së pari duhet mposhtur Chelsea.

    Mbrojtësi u shpreh optimist para duelit duke u shprehur i bindur që do ta fitojnë këtë ndeshje.

    “Si kapiten i skuadrës duhet të them që jemi afër dhe gati ta mposhtim Chelsean, dhe më pas ta fitojmë trofeun e Champions”, tha braziliani Silva, i cili asnjëherë më parë nuk e ka fituar këtë trofe.

    Silva thotë që skuadra është e bashkuar dhe kur ai flet të gjithë e dëgjojnë, kjo sipas tij tregon harmonin dhe përkushtimin që mbizotëron në Paris, raporton Telegraph.

    “Kur unë flas të gjithë dëgjojnë dhe kjo më jep kënaqësi, madje edhe Ibrahimovic i cili ka një personalitet të fortë, më dëgjon kur unë i flas”, shtoi kapiteni I PSG-së.

    PSG dhe Chelsea do të takohen të martën në “Parc de Princes” në Paris, në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

    Të dyja ekipet janë ndeshur edhe sezonin e kaluar, me PSG që kaloi tutje për tu mposhtur nga Barcelona në çerek-finale./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark