×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”

    Insajderi
    13 September 2022 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në konferëncën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Ajo ka deklaruar se vendi i saj do të bëjë çdo gjë që mundet që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

    “Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, tha Novak.

    Ajo ka deklaruar se Hungaria do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më luftë në Evropë”.

    “Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, tha më tej Novak.

    Ndërsa presidentja Vjosa Osmani, tha se shpreson që të ketë liberalizim të vizave gjatë presidencës çeke.

    Sipas saj, ka ardhur koha që marrëdhëniet me Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në një nivel më të lartë, dhe që sipas saj, “Kosova këtë vit do të aplikoj për statusin e vendit kandidat”.

    Novak para Prishtinës ka qëndruar në vizita zyrtare në Bukuresht, Beograd dhe Zagreb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark