Modeli i njohur shqiptar në ShBA, Elton Ilirjani, ka publikuar një fotografi me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku shihen në një kafene.
Imazhin përkrah ikonës së muzikës shqipe e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Facebook.
“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë”, thuhet në postim.
“Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”.
Kjo pasi artistja u shfaq në një video si e pastrehë, duke kërkuar ndihma për shkak të kushteve ekonomike.