×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do të kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit”, Vuçiq thotë se nuk ka përparim për çështjen e dinarit në Kosovë

    Insajderi
    06 March 2024 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se i ka njoftuar anëtarët e kryesisë së partisë së tij se nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe politikanëve të Prishtinës lidhur me përdorimin e  dinarëve në Kosovë.

    “Do të kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit”, tha Vuçiq pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe theksoi se “prioritet është të ndihmojmë njerëzit në Kosovë që janë në gjendje të vështirë”.

    Siç raporton portali serb N1, Vuçiq ka thënë se ka marrë mbështetjen e partisë për formimin e një lëvizjeje të gjerë, e cila nuk është bërë për zgjedhje, por për të ndihmuar vendin në kushtet më të vështira, sepse Serbia dhe bota gjenden para “kohëve më të vështira deri më tani”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark