×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të mbrojmë vendin nga agresorët”, Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia

    Insajderi
    30 January 2024 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Aleksandër Vuçiq ka njoftuar sot se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska.

    Prezantimi i tij do të behet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish. Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiç u zotua se do të mbrojnë vendin nga çdo agresor i mundshëm.

    “Ne po përgatitemi të shpëtojmë vendin tonë, pasi në kushtet aktuale nëse nuk ke një ushtri të fuqishme, nuk do të kesh as komb e as shtet. Duhet të fuqizojmë siç duhet mbrojtjen tonë dhe konceptin e të ashtuquajturës mbrojtje totale.”, tha Vuçiq.

    Sipas tij, nga buxheti i Serbisë janë ndarë para për 701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase, ndërsa mbi 850 të tjera do të sigurohen javën e ardhshme. Ai përsëriti se Serbia është një “superfuqi rajonale e tankeve” dhe se është “afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark