Mbrojtësi i majtë i Shakhtar Donetsk-ut, Viktor Kornienko ka njoftuar se i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
23-vjeçari është bashkuar si vullnetar i Forcave të Armatosura. Lojtari i përfaqësueses së Ukrainës postoi në Instagram, duke shkruar se po ndihmon ushtrinë.
“Jam në Ukrainë, po ndihmoj Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Që ne të mund të shkatërrojmë këta dreq rusë. Lavdi Ukrainës”, shkruan 23-vjeçari.