“Do të ta nxi jetën”- Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Do të ta nxi jetën”- Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti…

    Insajderi
    22 December 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtëpinë e Big Brother Vip kanë filluar diskutimet edhe ngacmimet edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e spektaklit.

    Një deklaratë e transgjinores, Amber Candy, që i tha Xum Allushit se “do të ta nxij jetën” ka shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.

    “Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash”- iu drejtua Amber Candy.

    Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si diven e shtëpisë së Big Brother VIP. “Më ngacmo, unë kënaqem”, i tha ai.

    Pjese nga diskutimi:

    Xum Allushi: Diva e shtëpisë

    Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot

    Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim

    Amber Candy: Brenda shtëpisë them

    Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë

    Amber Candy: Vërtet?

    Xum Allushu: Ti je diva e vendit

    Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varsja e Xumit

    Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet

    Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?

    Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?

    Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash

    Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën

    Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot

    Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem

    Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme

    Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark