×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Do të të nxjerr sytë, e do të këpusë duart”, si u kërcënua milioneri i cili u gjet i copëtuar në valixhe

    Insajderi
    30 July 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milioneri i kriptovalutave i cili u gjet i copëtuar në një valixhe në Argjentinë, thuhet se mori mesazhe kërcënuese ku dikush i tha se do t’ia nxirrte sytë dhe do t’ia këpuste duart, një javë para se të vritej.

    Trupi i Fernando Perez Algaba u zbulua nga një grup fëmijësh në qytetin Ingeniero Budge gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.

    Biznesmeni dhe influenceri ishte raportua i zhduku më 18 korrik.

    “Unë do të të vras, do të ta bëjë edhe më keq”, i tha një burrë atij përmes një mesazhi kërcënues, para se milioneri të zhdukej.

    “Do të të nxjerr sytë, dhe do t’i këpusë duart, sa nuk do të kesh më para në jetën tënde”.

    “Betohem për fëmijët e mi se nuk e kam problem të shkoj në burg”, i tha burri, i cili u identifikua vetëm me mbiemrin e tij Iglesias, sipas gazetës argjentinase Telam.

    Policia po heton vrasjen pasi fëmijët bënë zbulimin e frikshëm. Vetëm krahët dhe këmbët e Algaba-s u gjetën fillimisht në valixhe, por ai u identifikua nga shenjat e gishtërinjve dhe një tatuazh në bustin e tij, koka e tij u gjet ditë më vonë.

    Një autopsi zbuloi se Algaba ishte qëlluar tre herë përpara se trupi i tij të copëtohej. Pjesët e trupit u amputuan pastër, gjë që sugjeron punën e një profesionisti, raportojnë mediat lokale.

    Algaba ishte bërë i pasur duke lëshuar me qira automjete luksoze dhe duke shitur kriptovaluta. Ai dokumentoi jetën e tij luksoze për 900 mijë ndjekësit e tij në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark