×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Do të vdesin shumë njerëz”, vjen reagimi i Zelenskyt pas paralajmërimit për ofenzivë të Rusisë

    Insajderi
    04 June 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij është e gatshme të nisë kundërofensivën për të marrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

    Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpreh se është besimplotë se ushtria ukrainase do t’ia dalë me sukses kësaj sfide kaq të vështirë.

    “Nuk e di se sa kohë do të zgjasë dhe si do të shkojë kjo kundërofensivë, por ne jemi gati për të dhe do ta bëjmë”.

    Kundërsulmi i shpallur më herët nga Ukraina vjen pas paketës së fundit të ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë, pasi lideri ukrainas ishte shprehur se ajo mund të realizohej vetëm nëse ushtarët e rezistencës do të kenë armatimin e duhur.

    Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka shtuar ndjeshëm sulmet ndaj bazave ruse të municionit, por presidentit Zelensky e pranon se dominanca ajrore e Rusisë mund të jetë shkatërruese.

    “Një numër i madh ushtarësh do të vdesin në këtë ofensivë”, u shpreh mes të tjerash presidenti pa dhënë detaje se kur mund të nisë sulmi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark