Jos Verstappen ka justifikuar trajtimin e ashpër që bën ndaj djalit të tij, njëherit edhe kampionit të botës në Formula 1, Max, duke këmbëngulur kjo i ndihmoi dyshen të arrinin ëndrrat e tyre sportive.
Babai i Max, Jos Verstappen ka marrë kritika kohët e fundit pasi kishte qenë shumë i ashpër ndaj yllit të Red Bull.
Verstappen shpesh e ka lavdëruar rolin e babait të tij në zhvillimin e karrierës së tij, duke komentuar se si ai luajti një rol kyç në udhëtimin e tij drejt numrit 1 të F1. Megjithatë, në një dokumentar të fundit “Çfarëdo që të duhet”, Verstappen zbuloi se një herë Jos e la vetëm në një pikë karburanti për orë të tëra, sepse ai bëri një gabim në një garë karting.
24-vjeçari gjithashtu tha se babai i tij i thoshte vazhdimisht se nuk do të bëhej kurrë kampion bote, dhe se do të drejtonte një ‘kamion ose autobus’ në vend të një makine F1, transmeton Insajderi.
Sidoqoftë, Jos beson se trajtimi i tij i ashpër ndaj djalit të tij – i kombinuar me orët e tyre të punës gjatë ditëve të kartingut – u justifikua kur Verstappen doli i pari, para shtatë herë kampionit botëror Leëis Hamilton në vitin 2021.
“Nuk them se pata menjëherë gjithë urtësinë, por jam bërë i urtë përmes sprovave dhe gabimeve. Unë punoja për të shtatë ditë në javë, të paktën dymbëdhjetë orë në ditë. Më dukej si një hobi, por prapë doja të fitoja gjithçka.
“Sigurisht, njerëzit kanë thënë ndonjëherë: nuk keni të drejtë ta bëni këtë. Dhe kur e shikoj prapa, tani e kuptoj se ishim jashtëzakonisht të zënë.
“Tani e dimë se për çfarë e bëmë.”
Kujtojmë se, së fundi, kampioni në fuqi botëror, Max Verstappen ka vazhduar ecurinë e tij mbresëlënëse në Formula 1 duke siguruar fitoren në Çmimin e Madh të Kanadasë.
/Insajderi.org