Doarsa Kica-Xhelili, ish-anëtarë në listën “Guxo”, sot për herë të parë ka dalë edhe publikisht pas aderimit në LDK, në një emision televiziv.
E pyetur se pse ka vendosur që të largohet nga “Guxo”, Kica-Xhelili tha se gjatë fushatës ishte e qartë kush është “Guxo”, më pas qartësia ka humbur.
“Kam pas bindjen që Osmani kishte çka të thonte shtesë… e kemi ditur që lista Vjosa s’do ishte e njëjte pa presidenten Osmani. Filluam ti kemi rrethanat që na diferenconin… Kam ofruar ti kopjoj çelsat të takohemi të shohim ku qëndrojmë, jo të krijojmë diferencat dhe të dim ku jemi dhe pse qëndrojmë ne aty. Në kuptim të asaj si kemi dal në fushat ka qenë e qartë, qartësia e Guxos më pas humbi”, tha Kica-Xhelili në Klan Kosova.
Ajo tha se e kishte menduar edhe më herët që kjo listë nuk ka vizion, gjithashtu tha se përmendej se Guxo është LDK-ja e vërtetë.
“Nuk është që nuk kam mendu që nuk ka vizion. E kam nxëre veten në takime me anëtar e strukturë të Guxo, ku është përmend që GUXO është LDK-ja e vërtet”, tha ajo në emision.
Ajo shtoi se nuk ka pasur diçka personale me ndonjë nga antarët e asaj liste, gjithçka ka qenë tek vizioni.
“Nëse karriera do varej nga çarjet personale, do e lija fare ketë fushe, sepse ne marrim vendime per masen dhe publikun, nëse unë si Dorasë varem nga aspekti personal më mirë të ia lëshoj rrugën dikujt që nuk është kaq i ndjeshëm”