Insajderi
Lajme

“Doarsën s’e kemi marrë, ajo ka ardhur vet”

Insajderi
13 September 2022 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Doarsën s’e kemi marrë, ajo ka ardhur vet”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se LDK nuk e ka ndërmend dhe as qëllim që të ‘peshkojë’ deputetë nga parti të tjera.

Kur është pyetur për aderimin e deputetes Doarsa Kica, e cila ka kaluar nga Guxo në LDK, Shala ka thënë ajo ka shkuar në LDK.

Aderimi i saj në LDK, sipas Shalës ka ardhur për shkak të bindjeve që Kica ka.

“Nuk e kemi marrë, ka ardhur vet, për shkak të bindjeve të veta dhe kjo mbyllet me kaq. Kjo është shumë mirë edhe për ne edhe për Doarsën”, ka thënë Shala.

“Ne nuk kemi qëllim që të marrim deputetë”, ka vazhduar ai.

Shala ka uruar partinë Guxo për zgjedhjen e strukturave të reja partiake, por ka refuzuar që të komentojë liderët e saj të rinj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark