Farat e kungullit janë me shumë vlera ushqyese, janë burime me përqëndrim të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidanteve si dhe aminoacideve esenciale, të tilla si triptofan dhe glutamate.
Farat e kungullit i takojnë familjes Cucurbitaceae, emri shkencor: Cucurbita pepo. Në Amerikën Qendrore këto fara njihen si Pepita.
Përfitimet shëndetësore të farës së kungullit
Farat e kungullit janë shumë të shijshme dhe me vlera të larta kalorike, rreth 559 kalori në 100 gr. përveç kësaj, janë të pasur edhe me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që sigurojnë shëndet të plotë.
Vlerat e larta kalorifike vijnë kryesisht nga proteinat dhe yndyrnat. Janë të pasur me acide yndyrore si acidi oleik që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.
Farat e kungullit kryesisht mbajnë proteina të cilësisë së lartë. 100 gr. fara sigurojnë 30 gr. ose 54% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Përveç kësaj, farat janë një burim i shkëlqyer i aminoacideve triptofan dhe glutamat. Triptofani konvertohet në serotonin dhe niacin. Serotonini është një neuro-kemikal i dobishëm i cili cilësohet si pilulë natyrale e gjumit. Glutamat-i është i nevojshëm në sintezën e acidit gama-amino buterik, një neuro-kemikal anti stres në tru, që ndihmon në reduktimin e ankthit, nervozizmit dhe gjendjeve tjera neurotike.
Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i vitaminave anti-oksiduese E, përmbajnë rreth 35.10 gr. gama-tochopherol per 100 gr. vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, parandalon qelizat e indeve nga lëndimi, ndihmon në mbajtjen e integritetit të mukusit dhe lëkurës, duke mbrojtur nga radikalet e lira të dëmshme.
Farat e kungullit janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks, të tilla si tiamin, riboflavin, acid pantotenik, pirodiksin si dhe acid folik. Këto vitamina veprojnë si bashkë faktorë për enzime të ndryshme gjatë metabolizmit në trupin e njeriut. Përveç kësaj, niacini ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Së bashku me glutamat-in, ajo rrit aktivitetin brenda trurit, gjë që ndikon në reduktimin e ankthit dhe nervozizmit nervor, shkruan femra.net
Për më tepër, farat e kungullit përmbajnë sasi të mirë të mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. Mangani është një faktor për enzimet antioksiduese.
Vlerat medicinale të farës së kungullit
Studimet kërkimore tregojnë se farat e kungullit kanë DHEA (di-hidro-epi-androstenedione), hormon që bllokon veprimet në nivelin receptor. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të DHEA-s mund të shpie në tumore gonadale. Kështu, këto fara mund të ndërprerjnë rrezikun e prostatës dhe kancerit ovarian.
Përveç kësaj, studimet eksperimentale sugjerojnë se disa përzierje fitokemikale në vajin e farës së kungullit, mund të ketë një rol në parandalimin e nefropatisë diabetike (sëmundje diabetike e veshkave).