×
Show

Dobitë shëndetësore të dredhëzave

Insajderi
26 May 2016 - 11:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë dhe antitumoralë, të cilët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave. Luleshtrydhet janë përfshirë ndër frutat që ndihmojnë për të qëndruar të rinj sipas klasifikimit të ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity), e përgatitur nga USDA (Departamenti i agrikulturës në SHBA).

Vitamina C, acidi folik, dhe flavonoidet, parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene. Gjithashtu luleshtrydhet janë shumë të mira për kockat dhe shikimin, pasi kalciumi dhe vitamina K që përmbajnë, ndihmojnë kockat të rrinë të forta sa më gjatë, duke parandaluar osteoporozën. Gjithashtu ngrënia tre herë në ditë e luleshtrydheve, ndihmon për të reduktuar sëmundjen e syve, si katarakti dhe degradimi macular.

Konsumi i luleshtrydheve përmirëson humorin, pasi stimulon prodhimin e serotoninës dhe melaninës. Gjithashtu parandalojnë diabetin, për shkak se përmbajnë sheqer që është i tolerueshëm për kë vuan nga diabeti.

Gjithashtu nëse konsumohet dy apo tre herë në javë luleshtrydhe, parandalohet diabeti i tipit 2. Luleshtrydhet përmbajnë 30 kalori për 100 gramë, duke aktivizuar metabolizmin që të djeg yndyrat. Stimulojnë ndjesinë e ngopjes dhe zhdukin urinë nervoze. Idealja është që të mos hahen pranë vakteve, por në distancë, shkruan noa.al.

Fibrat që përmbajnë luleshtrydhet, ndihmojnë procesin e tretjes dhe luftojnë kapsllëkun. Ndërkohë acidi folik që përmbajnë ndihmon memorien, duke parandaluar sëmundje si demenca dhe Alzheimer. Për femrat shtatzënë, ngrënia e luleshtrydheve, mban larg stresin

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark