Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Deçanit, Hyri Dobrunaj, ka vizituar kompaninë “Fidani -L”, me ç’rast tha se me qeverisjen e saj bizneset do të marrin frymë lirshëm dhe do të trajtohen barabartë në bazë të punës, profilit dhe kontributit.
“Zotohem se nën udhëheqjen e LDK-së dhe timen si kryetare e ardhshme e Deçanit, bizneset do të marrin frymë lirshëm dhe do të trajtohen barabartë në bazë të punës, profilit dhe kontributit”, tha Dobrunaj.