×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dodiku e akuzon ambasadorin amerikan se e la Republika Srpskën pa internet

    Insajderi
    14 January 2024 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, foli sërish për ambasadorin e SHBA-së në atje, Michael Murphy, dhe tha se gjithçka kundër Dejtonit është imponuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të udhëhequr nga ambasadori amerikan.

    “Më vjen mirë që ai bëhet i sinqertë kur flet për sanksionimin e atyre që nuk duan t’i përmbushin kërkesat e tij dhe kështu, ndër të tjera, mësuam se Republika Srpska ka probleme me internetin për shkak të veprimeve të Michael Murphy. Është turp që nuk iu përgjigj dilemës se ai qëndron pas sulmeve të fundit të hakerëve ndaj institucioneve të Serbisë”, tha Dodik, sipas Klix, përcjell Gazeta Insajderi.

    Dhe më pas ai iu referua reagimit të Murphy me rastin e festimit të Ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar.

    “Murphy thotë se qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës presin që të vendoset përgjegjësi penale për festimin e Ditës së Republikës (jokushtetuese 9 janari). Qytetarët e Republikës Srpska e festuan atë ditë në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e Srpskës, pavarësisht nëse ata qytetarë për “Murphy thotë se ai numëron edhe ata që festuan””, tha Dodik.

    Ai po ashtu tha se do të vazhdojë praktika e festimit të kësaj dite. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark