Insajderi
Lajme

Dogana del me njoftim, tregon se sa sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë

Insajderi
19 August 2026 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana del me njoftim, tregon se sa sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës njoftoj udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të futen pa pagesë të detyrimeve doganore.

Sipas njoftimit, udhëtarët mund të përfitojnë nga lirimi për 200 cigare, 100 cigarillos me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.

Lejohet gjithashtu një përzierje proporcionale e këtyre produkteve, për sa kohë që ato janë të destinuara për përdorim personal dhe respektohen rregullat doganore në fuqi.

Dogana u ka bërë thirrje udhëtarëve që të informohen para udhëtimit dhe të respektojnë kufizimet doganor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark