×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dogana konfiskon mallra në vlerë 140 mijë euro

    Insajderi
    15 September 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave kanë konfiskuar mallra në vlerë prej 140 mijë eurove.

    Njësit e Doganës kanë parandaluar gjithsej 14 raste të tentim kontrabandës. Nga Dogana kanë bërë të ditur se në dy raste janë zbuluar mallra të ndaluara, arme dhe substanca narkotike, ndërsa në terminalet doganore gjatë zhdoganimit te mallrave janë gjetur (parandaluar) 7 raste të mos-deklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.

    Në komunikatën e Doganës janë paraqitur rastet në detaje.

    Kontrolli i autobusit: Në fillim të javës, njësitet antikontrabandas kanë parandaluar tentativën e futjes së mallrave të paligjshme përmes një autobusi. Ky aksion ka vazhduar edhe në lokacionin e importuesit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të paligjshme“,

    Po ashtu, në Ferizaj është zbuluar një armë ilegale, ndërsa nënë rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40,000 euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.

    Tutje, bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe 19 telefona pa dokumentacionin e duhur në Prizren.

    “Kontrolli i realizuar në terminalet e brendshme doganore ka zbuluar 7 raste të mos-deklarimit të saktë të mallrave. Në një prej rasteve, është vënë në dukje një permutacion i mallrave për të shmangur pagesat e taksave importuese. Gjithashtu, janë zbuluar raste të mallrave të përziera nga Turqia dhe nga India, ku 3 prej tyre janë dyshuar për shkelje të ligjit mbi pronësinë intelektuale dhe janë dërguar për verifikim.

    Substanca narkotike: Sot, gjatë një kontrolli të pakove në postën doganore, janë gjetur 197 pilula narkotike të llojit ekstazi si dhe një qese me përmbajtje 37% THC, të cilat janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim dhe veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark