×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dogana me operacion në Merdar, parandalohen tri raste të kontrabandës

    Insajderi
    25 October 2023 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësiti i Anti-kontrabandës ka parandaluar tri raste të kontrabandës.

    Ky operacion, thuhet se u realizua në kuadër të planit operativ për luftimin e kontrabandës dhe formave të tjera të krimit, ku janë kryer kontrolle të detajuara të udhëtarëve dhe mjeteve motorike në hyrje të Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

    Në rastin e parë se u ndalua kontrabandimi i barnave dhe steroideve.

    “Operacioni ka çuar në zbulimin dhe parandalimin e tri rasteve të tentativave të kontrabandimit, të cilat janë detajuar më poshtë: Rasti i Parë: Kontrabandimi i Barnave dhe Steroideve. Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar”, thuhet në njoftim.

    Sipas Doganës, mallrat identifikuara janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme.

    Kurse, thuhet se procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.

    Kurse, në rastin e dytë thuhet se u tentua kontrabandimi i preparateve kimike për dysheme.

    “Rasti i Dyte: Kontrabandimi i Preparateve Kimike për Dysheme / Epoksit. Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës”, njofton Dogana.

    Kurse, në rastin e tretë bëhet e ditur se u tentua të kontrabandoheshin iPhone.

    “Rasti i Tretë: Tentativë e Kontrabandimit të Telefonave iPhone. Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës”, njofton Dogana.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark