×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dogana sekuestron stimulues seksual në vlerë 40 mijë euro, një pjesë e tyre me afat të skaduar

    Insajderi
    12 September 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës njoftoi të martën se njësitet e saj kanë kryer kontrollë pa paralajmërim te pesë subjekte në Prishtinë, të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

    Sipas njoftimit, njësitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40 mijë euro.

    Dogana bëri të ditur se një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.

    “Në përputhje me procedurat e ligjore, janë iniciuar procedurat kundërvajtëse kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në komunikatën për media.

    “Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark