×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktori personal i Josip Broz Titos, libër mbi jetën e liderit jugosllav

    Insajderi
    25 May 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është prezantuar dje në Serbi libri “Tito në mes të jetës dhe vdekjes”, shkruar nga doktori personal i liderit revolucionar Josip Broz Tito, Milomir Stankovic.

    Libri është prezantuar me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Titos. Në libër ka fotografi të figurës së Titos, intervistat e tij të dhëna për media të ndryshme dhe të dhëna mbi shëndetin e tij. Detaje nga ditët e fundit të Titos po ashtu janë përfshirë në këtë libër.

    Stankovic tregon se Tito ishte një ndër pacientët e tij më të dashur. Ai thotë se megjithatë ka shumë të panjohura dhe gjëra të çuditshme që kanë ndodhur ditëve të fundit të jetës së Titos, që ai i ka përmendur në librin e tij por për të cilat nuk ka mundur të gjejë detaje dhe argumente.

    Ai mendon se ka mundësi që mjekësia asokohe e ka ndihmuar Titon të dobësohet dhe më pas të mos mund ti përballojë operimet që pati kryer, shkruan KultPlus.com.

    Libri është prezantuar në librarinë “Messenger” në Beograd, ndërsa interesimi për ta blerë atë ishte shumë i madh. Tito ka lindur zyrtarisht me 4 maj por e ka festuar ditëlindjen me 25 maj për të festuar një tentim të pasuksesshëm nga forcat naziste për ta vrarë, në vitin 1944. Gjermanët patën gjetur prova që ai ka lindur në këtë ditë, dhe në po këtë ditë e patën sulmuar por pa sukses. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark