×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    DOKU, platforma ideale për rritjen e dukshmërisë online të çdo biznesi

    Insajderi
    19 April 2021 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përballja me Covid-19, përpos që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka rënduar sistemin shëndetësor kudo në botë, ka rënduar edhe stabilitetin ekonomik në shumë shtete, duke e vështirësuar kështu edhe mbijetesën e shumë bizneseve.

    Në një kohë kur bota po përballet tash e një vit me mbyllje të plotë apo edhe me kufizime lëvizjesh, bizneset janë munduar të gjejnë forma alternative të mbijetesës, shumica prej të cilave lidhen me rritjen e prezencës në internet, veçanërisht në rrjete sociale, apo përmes hapjes së dyqaneve online.

    Nga përvoja e deritashme, po del që këto forma kanë rezultuar tejet efektive edhe në Kosovë, andaj bizneset çdoherë e më shumë po orientohen drejt zgjidhjeve inovative për promovim online.

    Duke e parë këtë nevojë të bizneseve, në Kosovë tashmë është zhvilluar një platformë tejet unike për rritjen e dukshmërisë online të bizneseve, e emëruar si “DOKU”.

    Ajo se çfarë kjo platformë ofron është mundësi të cilën deri tani nuk e kanë pasur bizneset në Kosovë.

    DOKU është platformë e cila ndihmon bizneset në aspektin e reklamimit, informimit rreth atij biznesi dhe kontaktimi i klientëve potencialë në mënyrë të drejtpërdrejt me biznesin përkatës.

    Në këtë platformë janë të listuara 20 kategori të ndryshme biznesi, nderja në të cilat e bën shumë më të lehtë gjetjen e bizneseve specifike, gjetjen e ofertave më të volitshme dhe kontaktimin me klientë apo edhe partnerë potencialë.

    Por, çfarë konkretisht përfitojnë bizneset dhe individët që janë pjesë e kësaj platforme?

    • Ua lehtëson kërkimin si bizneseve, ashtu edhe klientëve potencialë – bizneset i bën më të dukshme dhe lehtësisht të qasshme, kurse klientët nuk humbin në shumësinë e bizneseve për të cilat mund të mos kenë interesim, por kërkojnë vetëm për kategoritë specifike.
    • Shfaqja dhe krahasimi i ofertave – Klientët mund të gjejnë kategorinë që u intereson, t’i shohin bizneset brenda asaj kategorie dhe t’i krahasojnë ofertat, deri në zgjedhjen e asaj që i leverdisë më së shumti.
    • Mundësi reklamimi dhe promovimi – Të ndara në disa pako promovuese, mundësitë për t’u promovuar e shfaqur në DOKU janë të panumërta, jo vetëm përmes platformës direkte, por edhe përmes rrjeteve sociale.
    • Krijimi i kontaktit biznes-klient – Në momentin që klientët potencialë i lënë të dhënat e tyre në platformë, në mënyrë automatike kërkesat shkojnë te bizneset specifike, të cilët mund të kontaktojnë me klientët e tyre. Pra, shërben si një urë komunikimi biznes-klientë.
    • Kursimi i kohës dhe parave – Në momentin që të dhënat janë kaq të konkretizuara, kjo platformë realisht u kursen bizneseve dhe njerëzve kohë e para, pasi ofertat më të favorshme merren vetëm në pak minuta kërkim brenda webfaqes së platformës.
    • Ulja e rrezikut nga infektimet në këtë periudhë pandemike – Covid-19 e ka ndryshuar jetën tonë në mënyrë të patjetërsueshme, andaj përmes funksionimit të platformës online dhe mundësive që ofron e njëjta, shmangen kontaktet fizike me njerëz, çdo gjë kryhet online, e kësisoj edhe mbrohet shëndeti i gjithsecilit.
    • Gjetja e partnerëve të biznesit – Përpos kontaktit me klientë potencialë, DOKU e mundëson edhe lidhjen e bizneseve mes vete, duke çuar në forma efektive të partneritetit.

    Nëse deri tani keni qenë në kërkim të një mundësie për t’u shfaqur tek njerëzit më shpejt, më qartë dhe më dukshëm, tani e keni mundësinë përmes platformës inovative për promovim të bizneseve.

    Si mund ta gjeni DOKU?

    Webfaqe: https://doku-rks.com/

    E-mail: [email protected]

    Tel: +383 45 991 819

    Facebook: https://www.facebook.com/doku.rks

    Instagram: https://www.instagram.com/doku.rks/?hl=en

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark