×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dokumentari “Adelina” fitoi çmim ndërkombëtar në Barcelonë

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dokumentari “Adelina” fitoi çmimin “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në MakeCoProDox Forum.

    Dokumentari “ADELINA” me regji nga Aurela Berila dhe producent Eroll Bilibani, mbajti sot pitching në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum. Prenzantimi i dokumentarit u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga audienca dhe shtetet ballkanike.

    Gjithashtu dokumentarit “ADELINA” iu nda çmimi “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum.

    “ADELINA” prek një tematikë e cila ndjek aktivitetin e ikonës së estradës shqiptare, Adelina Ismaili, në sfondin e ish-Jugosllavisë së viteve 1990.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark