Ai edhe këtë vit ka qenë një nga reperët më të zëshëm në estradë e ndër më të kërkuarit në koncerte.
Bëhet fjalë për artistin nga Drenica, Don Xhoni, i cili në këtë sezon mbajti një sërë mbrëmjesh përreth trojeve shqiptare.
Krahas kësaj, ai duket se i kushton një rëndësi të madhe edhe paraqitjes fizike dhe për këtë ka marrë vëmendje në një nga daljet para fansave.
Në një nga koncertet e fundit, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është shfaqur me një palë syze ‘Louis Vuitton’ të cilat kanë një vlerë marramendëse.
Sipas faqes ‘Shqip Closet’, syzet e tilla të markës së famshme kapin vlerën e mbi 600 eurove.
Theksojmë që nga dita e sotme (e premte) janë anuluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Masat e reja, që kanë hyrë në fuqi sot, vlejnë deri më 1 shtator.