×
  • Lajme
  • Aktuale

    Donacioni për ndërtimin e qendrës së urgjencës që i kushtoi Komunës së Podujevës 1 milion euro

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Një marrëveshje donacioni nga organizata “Qatar Charity” i kushtoi Komunës së Podujevës afro 1 milion euro. Kjo marrëveshje ishte lidhur për ndërtimin e qendrës së urgjencës mjekësore në Podujevë. Sipas kontratës së parë Komuna do të bashkë investonte me 420 mijë euro ndërsa organizata me 1 milion e 200 mijë. Më pas u nënshkrua edhe një marrëveshje tjetër për ta plotësuar të parën. Në këtë Komuna parashihej të participojë me 600 mijë euro.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Podujevës me 16 dhjetor 2021 kishte lidhur marrëveshje bashkë investimi me Organizatën Joqeveritare Qatar Charity për ndërtimin e qendrës së urgjencës mjekësore në Podujevë në vlerë 1,200,000€, ku parashihej se Qatar Charity të participojë me 780,000€, ndërsa komuna me 420,000€.

    Zyra e Auditorit në raportin vjetor të komunave, thekson se kjo mund të ndikojë në shpenzimet e Komunës së Poduejvës.

    Sipas këtij raporti Komuna kishte lidhur edhe një marrëveshje tjetër me këtë organizatë ku Komuna jep 600 mijë euro ndërsa 1,100,000€ Qatar Charity.

    Në këstin e parë të pagesë Komuna e Podujevës jep 250 mijë euro, por pa i kërkuar organizatës fatura dhe as dëshmi për punët e kryera.

    Sipas ZKA e njëjta pagesë ishte regjistruar si pasuri duke ndikuar kështu në mbivlerësim të pasurisë.

    “Më tutje me 09.08.2022, ishte lidh një marrëveshje tjetër duke e plotësuar marrëveshjen e vitit 2021, në vlerë 1,700,000€, ku specifikohet se procedurat tenderuese do të behën me rregulla dhe politika të brendshme të Qatar Charity. Nga kjo vlerë komuna participon me 600,000€, ndërsa Qatar Charity me 1,100,000€. Me këtë marrëveshje parashihet që komuna këstin e parë të pagesës prej 250,000€, ta bëjë deri me 31.12. 2022. Komuna me datën 29. 11 2022, nga kodi ekonomik Objekte Shëndetësore kishte bëre pagesë në vlerë 250, 000€, bazuar vetëm në marrëveshje bashke investimi në llogarinë e Qatar Charity pa faturë dhe raport që tregon se punimet janë përfunduar. Për me tepër, e njëjta pagës ishte regjistruar në SIMFK si pasuri në përdorim pa i plotësuar kushtet (faturën për punët e kryera) që të regjistrohet si pasuri duke ndikuar kështu në mbivlerësimin e pasurive komunale. Kjo ka ndodhur si rezultat i mos specifikimit të kushteve në marrëveshjen e lidhur për bashke investim për mënyrën e pagesës së mjeteve ndara} donatorit, gjë që është si pasojë e mungesës së procedurave të qarta që e rregullojnë mënyrën e pagesave që kanë të bëjnë me marrëveshje të bashkëinvestimit me donator të jashtëm. Regjistrimi i pagesës pa i plotësuar kushtet për regjistrim si pasuri në përdorim Ka ndodh si rezultat i pakujdesisë së zyrtarit te pasurisë për ta” regjistruar pasurinë sipas kërkesave ligjore. Pagesa e bërë pa i plotësuar dokumentet e kërkuar dhe ne mungesë të procedurave të qarta ligjore mund të ndikoj ne prezantimin jo të drejt të informatave në lidhje me shpenzimet  e komunës”, theksohet në raportin e ZKA-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark