Insajderi
Biznes

Donald Trump i lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawein

Insajderi
30 June 2019 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i dha Huaweit një “mundësi” shpëtimi pasi tha se kompanitë amerikane do të lejohen përsëri të bëjnë biznes me gjigantin kinez pas një muaji paqartësi.

Muajin e kaluar Administrata Trump e vendosi Huawein dhe 70 njësi të kompanisë në listën e zezë duke ja ndaluar kompanive amerikane të bëjnë biznes me ta.

Në anën tjetër, ndikimi ishte i madh për kompaninë kineze ku një numër i kompanive nga SHBA, si Google që i shet Huaweit sistemin operativ Android u detyruan të ngrijnë marrëveshjet me kompaninë, përcjell Telegrafi.

Vetë shefi ekzekutiv i Huaweit, Ren Zhengfei, tha se sanksionet amerikane do t’i kushtonin prodhuesit të tretë më të madh në botë të telefonave të mençur me 30 miliardë dollarë të ardhura më pak në dy vitet e ardhshme.

Megjithatë, Administrata Trump duket se e ka “falur” Huawein të paktën bazuar në komentet e bëra prej tij pas takimit të tij që pati me presidentin kinez Xi Jinping në samitin e G20-së që është mbajtur në Osaka të Japonisë.

“Kompanitë amerikane mund t’i shesin produktet e tyre Huawei. Po flasim për produkte dhe pajisje që nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark