×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Donald Trump premton mbështetje për kriptovalutat

    Insajderi
    27 May 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë edhe një deklaratë interesante sa i përket kriptovalutave.

    “Unë jam shumë pozitiv dhe mendjehapur ndaj kompanive të kriptomonedhave”, përsëriti ai qëndrimin e tij pro-kriptos të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Trump siguron se ai “kurrë nuk do ta linte kriptovalutat të vdesin”.

    “Nga ana tjetër, Joe Biden, presidenti më i keq në historinë e vendit tonë, dëshiron që kriptovaluta të vdesë me një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme. Kjo nuk do të ndodhë kurrë me mua”, shkroi ai në një postim në Truth Social.

    Miratimi i kriptove nga Trump vjen në një kohë kur presidenti aktual Biden po përballet me “telashe” për qëndrimin e tij kundër kriptove.

    Megjithatë, administrata e Biden po zbut gjithashtu qëndrimin e saj ndaj kriptove pasi zgjedhjet në SHBA janë vetëm disa muaj larg.

    Trump ka projektuar vazhdimisht mbështetjen e tij për kriptot në të kaluarën e afërt, duke u përpjekur të joshë votuesit më të rinj “kriptodashës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark