×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla tregon pse e larguan nga mbledhja e LDK-së

    Insajderi
    20 May 2016 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gërvalla ka thënë se pretekst për largimin e saj ka qenë mungesa e emrit në listë, njofton Klan Kosova.

    “Pretekst është mungesa e emrit tim në listë. Jam pajisur para disa ditësh me dokumentacionin e Këshillit të Përgjithshëm. Aty ka dy kategori me të drejtë fjale dhe vote dhe vetëm me të drejtë pranie. Është traditë e Këshillit të Përgjithshëm që kryetarët e degëve të jenë të pranishëm”, tha kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani.

    Gërvalla ka treguar se për çfarë është mbledhur Këshilli i LDK-së.

    “Aty do të diskutohet për çështjet statutare. Ka një pikë të rëndësishme ku do të diskutohet për ndryshimin e një neni në statut, të bën zgjedhjen e kryetarit të LDK-së. Po tentohen të bëhen ndryshime të tilla që ia sigurojnë sërish Mustafës vendin e kryetarit”, tha Gervalla. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark