Kandidatja për anëtare në Kuvendin e Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Donjeta Rexha, përmes një video ka prezantuar projektin madhështor për Ulpianën.
Rexha ka thënë se me rregullimin e fasadave, hapsirat gjelbëruese dhe pjesët afariste do t’ia kthejnë gjallërinë kësaj pjese të kryeqytetit.
“Projekt madhështor për Ulpianën, lagjen ikonike të Prishtinës. Rregullimi i fasadave, hapësira gjelbëruese dhe pjesë afariste sipas projektit tonë do t’i kthejnë gjallërinë kësaj zone”, ka shkruar Rexha në Facebook.