Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore.
Teksa, sot Sadiku ngjitet në ring në rrugën drejt medaljes së artë.
Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me amerikanen, Shakiyla Rashida Ellis. Meçi zhvillohet sot (e mërkurë), prej orës 18:00.
/Insajderi.org