×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Dora e saj rrëzoi Kurtin në pandemi, dora e ministres Haxhiu e shpërblen me pozitë të lartë

    Insajderi
    04 February 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani – Hajnuni e cili votoi pro mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit në pandemi, ka fituar një pozitë të lartë në një nga ministrit në qeverinë e tij. Ajo është emëruar këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Vlora Limani-Hajnuni, që nga 1 shkurti i këtij viti ka filluar punën në pozitën e saj të re, në kabinetin e ministres së Drejtësisë. Ajo do të jetë këshilltare e ministres Haxhiu.

    Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, vet Vlora Limani-Hajnuni, e cila tha se punën si këshilltare e kishte filluar nga ky muaj.

    “Po, jam emëruar këshilltare e ministres në Ministrinë e Drejtësisë. Punën e kam filluar prej këtij muaji, pra që nga shkurti. Është mirë që një konfirmim zyrtare ta merrni edhe nga kabineti i ministres”, tha shkurt për Insajderin, Vlora Limani-Hajnuni.

    Në vitin 2020, kur Lidhja Demokratike e Kosovës kishte ngritur një mocion mosbesimit për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, dora e Vlora Limani-Hajnuni ishte ngritur pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

    Pas, votimit të mocionit, në cilësinë e deputetes së LDK-së, Limani-Hajnuni, atë kohë e kishte quajtur kryeministrit Kurti kryeneç e arrogant.

    Sipas saj, Kurti po shkaktonte tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së.

    Kryeneçësia e kryeministrit për t’ju shmangur përgjegjësive të veta, shkaktoj tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së. Pastaj, arroganca e kryeministrit për të shkelur marrëveshjen e partneritetit me LDK, e që për të njëjtën gjë LDK i ka vendos vijë të kuqe PDK-së, bëri që kjo qeveri të bije“, shkruante Limani-Hajnuni.

    Po ashtu, Limani-Hajnunin kishte deklaruar se ka gabuar kur kishte votuar pro zgjedhjes së Kurtit si kryeministër.

    A kemi gabuar që kemi votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë!? Duke u bazuar në atë që u tha më lart, kemi gabuar që kemi votuar pro zgjedhjes së tij si kryeministër“, kishte shkruar ajo.

    Pavarësisht këtyre deklaratave, Vlora Limani-Hajnuni arriti të bëhet pjesë e partisë se Albin Kurtit dhe të fitoi një post të lartë në qeverisjen e tij, shkruan Insajderi.

    Në gusht të vitit 2021, Vlora Limani – Hajnuni, iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosjes.

    “Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, kishte shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

    Deklaratat e Vlora Limani-Hajnuni nuk e penguan as ministren Haxhiu, që kësaj të fundit të ia bëj një vend në ministrin që udhëheq.

    Ndonëse, ishte vet Haxhiu që i quajti tradhtar deputet e LDK-së që votuan pro mocionin të ngritur ndaj Kurtit.

    “Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa. LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve“, kishte shkruar Haxhiu menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark